Këshilli i Ministrave në Shqipëri ka vendosur sot për miratimin e një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2025, miratuar për komisionin qendror të zgjedhjeve, për organizimin e zgjedhjeve për të 11 maj 2025.
Konkretisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2025, i shtohet fondi prej 2 500 000 000 (dy miliardë e pesëqind milionë) lekësh, për organizimin e propozimeve për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Ky fond do të ndahet si më poshtë:
– 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin e buxhetit 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”;
– 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin e buxhetit 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për Kërkesat e Përgjithshme për vitin 2025 .
Ky vendim në fuqi fuqi dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...