Policia e Shtetit ka njoftuar sot përmbylljen e një operacioni policor në Tiranë për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat i operacionit të zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Forcat “Shqiponja” bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në bulevardin “Bajram Curri”, një shtetas i armatosur po lëvizte me një motomjet, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Black bag”.
Gjatë kontrollit të çantës së këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin