Në kuadër të zbatimit të kontratës së mirëmbajtjes, në orët e para të mëngjesit të datës 19 tetor do të fillojë rehabilitimi i shtresave të asfatit në aksit rrugor Tiranë–Durrës, proces pune që sipas grafikut të hartuar do të zgjasë 25 ditë për të dyja anët e lëvizjes.
Procesi i punës do të fillojë nga Ura e Dajlanit në drejtim të Tiranës, deri në mbikalimin e Kasharit, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Sipas njoftimit, do të punohet me njërën korsi, përkohësisht të bllokuar, për një gjatësi prej 500 metra, sipas skemave të miratuara të menaxhimit të trafikut në bashkëpunim me Policinë Rrugore.
Njëra korsi lëvizjeje do të jetë e lirë për drejtuesit e mjeteve dhe tjetra do të jetë përkohësisht e bllokuar në një gjatësi prej 500 metra.
Me përfundimin e punës në këtë gjatësi, bllokimi do të zhvendoset në 500 metrat të tjerë për vijimin e punës.
“Me qëllim shmangien e aksidenteve, udhëzojmë drejtuesit e mjeteve, të zbatojnë sinjalistikën rrugore të vendosur në objekt. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe drejtuesve të mjeteve për këtë ndërhyrje që do të kryhen!”, ka shtuar ARRSH.
Irani shpall Forcat Ajrore dhe Marinën e BE-së si organizata...
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?