Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u pyet sot për kërcënimet e publikuara sot nga organizata “Severna Brigada”, duke thënë se ato janë dëshmi e karakterit terrorist të këtij grupi.
Organizata serbe “Severna Brigada” kërcënon Albin Kurtin me vdekje
I pyetur nga gazetarët lidhur me këto kërcënime, Kurti tha se pjesëtarët e kësaj organizate nuk kanë vend në Kosovë dhe se institucionet i kanë shpallur ata organizatë terroriste që në vitin 2023.
“Po, ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re se janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës. Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigada Veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd”, tha Kurti.
Ndërsa Organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka publikuar një kërcënim me eliminim fizik të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në mesazhin e publikuar nga kjo organizatë, thuhet:
“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”./Eo
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...