Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet intensive për rikonstruktimin e Spitalit të Krujës “Dr. Stefan Gjoni”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama theksoi se një pjesë e konsiderueshme e punimeve janë përmbyllur ndërsa shtoi se po vijojnë punimet për fazat e tjera, përcjell Arbresh.info.
“Vijojnë me intensitet punimet për rikonstruksionin e Spitalit të Krujës “Dr. Stefan Gjoni,” me synimin për përfundimin e tyre brenda afateve dhe rikthimin e kësaj infrastrukture shëndetësore në shërbim të plotë për qytetarët”, shkroi Rama.
“Deri më tani, një pjesë e konsiderueshme e punimeve është përmbyllur, ndërsa po vijojmë me fazat e tjera për të garantuar që ambientet e reja do të ofrojnë shërbime cilësore dhe kushte bashkëkohore për mbi 83 mijë banorë”, tha Rama./Arbresh.info
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...