Gati një vit pas nisjes zyrtare të negociatave, Komisioni Europian ka publikuar raportin për Shqipërinë, ku pasqyrohet rrugëtimi drejt BE-së, ndërsa evidentohen arritjet dhe problematikat kryesore.
Sa i përket kuadrit ligjor raporti se ai duhet të konsolidohet sipas praktikave të Bashkimit Europian.
“Shqipëria duhet të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsioni dhe integriteti i zyrtarëve publikë, i cili është gjithëpërfshirës, por tepër kompleks, në veçanti si për zyrtarët e lartë”.
Në raport përmendet edhe nisma për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, për të cilën theksohet se e rëndësishme është parandalimi i mundësisë që ai të përdoret për qëllime të tjera.
“Është e rëndësishme të sigurohet që janë vendosur mekanizmat për të parandaluar në mënyrë efektive devijimin e këtij kanabisi tregjet e paligjshme”.
Sa i përket zgjedhjeve, raporti nënvizon se ato respektuan parimet themelore të demokracisë.
“Financimi i partive, ka bërë hapa para por mbetet ende shumë për t’u përmirësuar. Rishikimi i kornizës legjislative për financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore ishte një hap drejt transparencës më të madhe dhe mbikëqyrjes më efektive”.
Një nga pikat e dobëta të Shqipërisë sipas raportit mbetet çështja e pronës./Tv Klan/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...