Ishemitë, hemorragjitë dhe sëmundjet kronike të zemrës kanë qenë shkaktarët kryesorë sa i takon vdekshmërisë në Shqipëri përgjatë 2017.
Raporti vjetor i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se 53,7 % e vdekjeve kanë ardhur si pasojë e prekjes nga këto sëmundje. Mjekët neurologë, thonë se rastet e ishemive kanë ardhur në rritje nga viti në vit, duke prekur dhe të rinjtë.
Neurologu Ermir Roçi: “Ne kemi pasur raste të moshave të reja. Abuzimi me drogërat është shumë problem dhe abuzimi i duhanit dhe alkoolit. Hipertensioni, diabeti, kolesteroli i lartë, të gjithë hyjën në faktorë madhorë të dëmtimit të enëve të gjakut”.
Kapja në kohë e ishemisë, parandalon vdekjen dhe ul invaliditetin.
Raporti i INSTAT ka renditur sëmundjet tumorale, të dytat në listën e shkaqeve që sjellin vdekjen, ku tumoret e aparatit të frymemarjes kryesojnë me 33,5 %.Tv Klan.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...