Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido deklaroi se Ismail Qemali 11 muaj pas shpalljes së Pavarësisë në tetor të 1913-ës tregoi se kishin ndërmend që Pavarësinë t’a shpallnin në Durrës, por pakuptimi i durrsakëve u la të kuptonin se atje nuk mund të ndodhte.
“Kishim ndërmend të banim në Durrës punën që bamë këtu; po me të vënë këmbën në atë qytet, pakuptimi i Durrësakëvet na dha të marrim vesh se një punë e tillë nuk mund të mbarohej atje E, mjerisht, nuk u ndamë vetëm me kaq, po neve që u thoshim eja të përpiqemi së bashku për shpëtimin e Atdheut t‘ënë, na përgjigjeshin: “Ju jeni tradhëtorë, ju kërkoni humbjen e vatanit, prishjen e mbretërisë; ju gënjeni se Turqia nuk e humbi e nuk humbet; ushtria e Turqisë ka zënë shumë qytete të Bullgarisë dhe tani po i kthehet Serbisë“, citohet nga fjala e Bideos, ndërsa i referohet letrës së Ismail Qemalit në tetor të 1913-ës.
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...