Nga të dhënat e deritanishme rezulton se konflikti me dy të vdekur mbrëmë në Durrës, ishte banal.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Manëz rreth orës 01:45, ku njëri prej viktimave ka kërkuar kafe, por nuk i është shërbyer për shkak të ekspresit të fikur.
Irritimi i klientit me kamerierin, ka nxitur palën tjetër dhe kaq ka mjaftuar për sherrin që ka degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz. Ndërsa viktima tjetër, Aranit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.
Policia e Durrësit ka nisur kontrollet për kapjen e shtetasit D. P., i cili aktualisht është në arrati./TCH
LEXO EDHE:
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...