Partia Socialiste ka zyrtarizuar mbajtjen e Asamblesë Kombëtare më 11 shtator.
Në mesazhin drejtuar anëtarëve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Blendi Klosi, bëhet me dije se takimi do të mbahet në orën 09:30, tek kompleksi “Xibraku”.
Siç Euronews Albania ka raportuar më herët, në këtë datë kryeministri Rama do të prezantojë qeverinë e re.
“Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS, Edi RAMA
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë”, thuhet në mesazhin e Klosit drejtuar anëtarëve të Asamblesë./ euronews/
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...