Përfaqësuesit e rreth 40 bizneseve në Zvërnec, kryesisht bare dhe restorante në plazhe protestuan para bashkisë së Vlorës pas urdhrit të IKMT-së për të shembur ndërtesat ku ata ushtrojnë aktivitetet.
Ata janë lajmëruar që deri të hënën kanë afat për të çmontuar pajisjet dhe për të hequr orenditë.
Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se nëse nuk gjejnë zgjidhje ditën e hënë do të kundërshtojnë forcat e IKMT-së për shembjen e objekteve të tyre. Ata theksojnë se shembjet në fillimsezoni janë tendencioze nga ana e shtetit për të dëmtuar biznesin./TCH
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE