Pasi opozita në Shqipëri ka thirrur që të protestohet para Kuvendit nga ora 17:00, forca të shumta të policisë janë pozicionuar rreth objektit për siguri.
Demonstrata pritet të nis teksa në seancën plenare pritet të votohet projektbuxheti për vitin 2025.
Në pamjet e publikuara nga A2 CNN, shihen një pjesë e madhe e uniformave blu të pajisur me skafandra e mburoja.
Gjithashtu në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të planit të masave.
Ende nuk dihet se sa do të zgjasë protesta, por ka të dhëna se do të ketë një ndërthurje mes fjalimeve të deputetëve në Kuvend dhe atyre jashtë Parlamentit.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit