Ka shkuar në 51 persona numri i të shoqëruarve nga policia pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë në protestën e thirrur nga Sali Berisha.
Lëvizja e cila fillimisht u cilësua si “paqësore” degradoi në dhunë ku 6 persona u plagosën.
5 prej qytetarëve janë dërguar në QSUT pasi janë helmuar nga gazi, ndërsa një polic është dëmtuar në kokë.
Pas kontrolleve të policisë brenda selisë, janë shoqeruar 25 nga protestuesit dhe 8 persona që ndodheshin brenda selise se Partisë Demokratike.
Ndërkohë, edhe ish-kreu i PD-së, Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook një pjesëmarrës në protestë që është gjakosur në kokë.
Policia ka raportuar se selia e Partisë Demokratike është tashmë një “vendngjarje” dhe do të hetohet si skenë krimi. Ndërsa ka deklaruar se është angazhuar plotësisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, polica ka bërë me dije gjithashtu se të gjithë personat e përfshirë në skena të dhunshme do të mbajnë përgjegjësi.
Protesta nisi rreth orës 12:00 të së shtunës ku mbështetës të Berishës me trapanë dhe çekiçë në duar tentuan të futeshin brenda ambienteve të selisë së PD-së. Ata shqyen dyert dhe thyen dritaret, ndërsa përdorën shkallët për t’u ngjitur me dhunë në katin e dytë të godinës.
Incidentet nuk kanë munguar as brenda ambienteve të PD-së, ku kanë plasur kapsolla dhe është përdorur gaz lotsjellës dhe fikës zjarri kundrejt protestuesve. /euronewsalbania/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...