Pesë persona kanë përfunduar në pranga në Greqi gjatë një operacioni për goditjen e një rrjeti prostitucioni të ngritur në Athinë
Mes të arrestuarve është dhe një 29-vjeçar shqiptar, i cili bashkë me një 47-vjeçar drejtonin rrjetin e prostitucionit.
Ata kishin hapur një faqe online, ku nga ajo adresë bënin të mundur takimet mes klientëve dhe prostitutave që i mbanin nën tutelën e tyre.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin e zhvillonin aktivitetin në dy hotele të ndryshme në lagjen “Kalithea”. Ndërsa tre nga e tjerë të arrestuar janë pronarët e hoteleve.
Gjatë momenti të arrestimit u gjetën në hotel dy shtetas rusë të cilët kishin lënë takim me prostitutat, ka njoftuar policia greke.
Kjo e fundit njofton se në hotel u gjetën gjithashtu edhe 11 vajza, të përfshira në këtë aktivitet kriminal. Ato ishin punësuar prej shqiptarit dhe bashkëpunëtorit të tij, të cilët menaxhonin faqen online duke lënë takim me klientët./b.w
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...