Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar ambasadës spanjolle që të ndërhyjë për të marrë përgjigjen e letërporosisë në të cilën kërkohet zemra e të riut Saimir Sula, i cili vdiq në një spital në Madrid në vitin 2020, por kufoma e tij mbërriti pa këtë organ në Shqipëri.
Në shkresën e Prokurorisë së Tiranës drejtuar Ambasadës, në të cilën Europa Press ka pasur akses, theksohet se Shqipëria po heton çështjen si rast i dyshuar trafikimi organesh pas verifikimit të mungesës së zemrës në trupin e Saimir Sulës, pas së cilës kanë dërguar katër letra dhe dy letërporosi: “Me gjithë insistimin tonë nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, thotë Prokuroria.
Ministria e Drejtësisë shqiptare ka bërë një kërkesë që e cilëson si “thelbësore dhe legjitime” që të bëhet një test ADN në zemrën e të ndjerit, për të konfirmuar nëse është organi i shtetasit shqiptar, ose një test gjenetik. Sula shkoi në spital më 8 maj 2020 me ethe dhe dyshime se mund të kishte Covid, por rezultoi negative, ndërsa pas 18 orësh motra e tij u njoftua se ai kishte ndërruar jetë.
Motra e të ndjerit, Majlida Sula ka kërkuar drejtësi për vëllain e saj, i cili në spitalin ku kishte shkuar për t’u kuruar nga COVID por doli i vdekur.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...