Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta do të presë mëngjesin e nesërm, deputetët e Komisionit të Jashtëm për të biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes Kreut të Shtetit dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Ky vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për të thirrur edhe Presidentin në seancë dëgjimore, pas asaj të zhvilluar me ministrin Bushati.
Fillimisht, Presidenti pranoi kërkesën, por Top Channel ka mësuar se këshilltarët e tij kanë këmbëngulur që ai të ndryshonte qëndrim, duke i dhënë Presidentit Meta dy arsye.
E para, thirrja për seancë dëgjimore në komisione ka vlerën e një llogaridhënieje para deputetëve dhe kjo, sipas këshilltarëve të Presidentit, do ta ulte Kreun e Shtetit në rangun e një ministri.
E dyta, raportimi i Presidentit në një komision të Kuvendit do të përbënte një precedent me rrezik, duke e ekspozuar Presidentin ndaj thirrjeve të tjera të mundshme në të ardhmen, edhe për çështje që mund të mos ketë dëshirë të trajtojë.
Si zgjidhje është gjetur që Presidenti të ftojë Komisionin e Jashtëm në zyrën e tij për të trajtuar shqetësimet e Kreut të Shtetit mbi negociatat me Greqinë./Top channel/
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”