Pas votimit kundër nga mazhoranca sot në parlament të propozimit të PD për Vetting në politikë ka reaguar dhe kreu i shtetit.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka komentuar nga Pogradeci, propozimin e opozitës për vettingun në politikë. Meta theksoi se vettingu në politikë është mjaft i rëndësishëm dhe duhet gjetur mënyra për ta realizuar atë. Sipas tij ndarja e politikës nga krimi është një domosdoshmëri.
‘Vettingu në politikë është i domosdoshëm. Duhet gjetur mënyra për ta realizuar vettingun në politikë’, deklaroi Meta.
Kujtojmë që sot mazhoranca rrëzoi kërkesn e opozitës për vetting në politikë.
Ndërkohë kreu i shtetit u bëri apel palëve që të gjejnë sa më shpejt dakordësinë për Reformën Zgjedhore.
‘Palët të gjejnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Marrëveshja për të kthyer besimin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Jemi të vonuar në Reformën zgjedhore’, u shpreh Meta.
Gjithashtu Meta komentoi edhe vendimin e qeverisë për dëbimin e ambasadorit të Iranit nga vendi jonë.
‘Aprovoj vendimin për dëbimin e ambasadori iranian’, tha kreu i shtetit.
Më tej Meta deklaroi edhe njëherë se duhen plotësuar kërkesat e studentëve pasi ato janë të drejta dhe legjitime.
‘Kërkesat e studentëve të marrin përgjigje. Kërkesat e studentëve janë të drejta dhe legjitime. Studentët të kthehen në auditore të mos ikin nga vendi’, përfundoi kreu i shtetit shqiptar.
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...