Me ftesë të Ipeshkvit të Eparkisë së Lungros, Imzot Donato Oliverio, Presidenti i Republikës, Ilir Meta merr pjesë sot në ceremonitë zyrtare të 100-vjetorit të themelimit të kësaj eparkie arbëreshe që do të zhvillohen në Katedralen e Lungros (Ungrës).
Meta përshëndet themelimin e Eparkisë së Ungrës më 13 shkurt 1919, që shënoi datën historike kur Vatikani u kushtoi një vëmendje edhe më të madhe ndjekësve besnikë të ritit bizantin në Itali, arbëreshëve, të cilët prej më se katër shekujsh i kryenin ritet e tyre liturgjike në gjuhën arbëreshe.
Eparkia e Ungrës është eparkia më e madhe arbëreshe e Italisë kontinentale. 100-vjetori i themelimit të Eparkisë së Ungrës përkujton çastin më kulmor dhe më të rëndësishëm të rrugëtimit arbëresh, të cilët përpiqen sot e kësaj dite të mos humbasin identitetin kombëtar, gjuhën amtare, ritet fetare, kulturën, zakonet dhe trashëgiminë historike të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Kusari-Lila: Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj një angazhimi...
Vitia nënshkruan kontratën për vazhdimin e punimeve në Spita...
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...