Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në vendin tonë me ftesë të presidentit, Bajram Begaj.
Kreu i shtetit kroat shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Presidenti Milanoviç do të pritet me ceremoni shtetërore në presidencë në orën 10:30 nga presidenti Begaj dhe pas takimit bilateral dy krerët e shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Ditën e nesërme presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit./Klan News
Aksioni i Inspektoratit të Punës: 34 vendpunishteve u ndaloh...
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti!
Locatelli mbetet gjatë te Juventusi
Përse Veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elit...
“Kosova në BE, perspektivë e besueshme”, thotë ministri belg...
Lajmi për hapjen e Hormuzit s’i ul çmimet e naftës në Kosovë...