Shqipëria ka marrë një vlerësim maksimal nga Brukseli. Në forumin e dytë për zgjerimin e BE, Presidenti i EESC, Këshilli Ekonomik Social Evropian, Oliver Ropke pohoi se reformat e Shqipërisë si vend kandidat, janë më të mira se sa të vetë shteteve anëtare të unionit.
“Ne shohim përparim të dukshëm me reformat e integrimit në disa shtete kandidate, megjithëse mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Në të vërtetë, në disa raste, standardet janë edhe më të larta se në vendet anëtare të BE-së. Nëse marrim reformën e gjyqësorit, shtete si Shqipëria po bëjnë hapa gjigantë përpara, megjithëse problemet vazhdojnë në fusha si transparenca dhe antikorrupsioni. Nëse ndalemi në lirinë e shtypit, për shembull, do të shohim se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi kanë rezultate më të mira se Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Greqia, Hungaria, Italia, Malta dhe Rumania”, tha Ropke.
Ropke shtoi se rritja e buxhetit financiar për 6-vjeçarin nga viti 2028 deri në 2034, do të përfshijë përpjekjet e Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate me përparimin në reformat apo asistencë teknike në procesin e integrimit.
Vetëm pak muaj më parë gjatë një vizite në Tiranë, Ropke konfirmoi se objektivi i qeverisë së kryeministrit Rama për të përmbyllur negociatat brenda vitit 2027 është mëse e realizueshëm, si dhe e vlerësoi si një nga vendet më të mira në këtë proces./abcnews.al/
KQZ nesër fillon dërgimin e fletëvotimeve për votimin me pos...
Abelard Tahiri nga Shkupi: Dielli do të lind përsëri – liri ...
Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banes...
Partitë opozitare në Serbi akuzojnë pushtetin e Vuçiqit
Haradinaj takohet me Kilajn pas lirimit nga Haga: I urova kt...
Vriten dy ushtarë amerikanë në Siri