Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar zonën e Vermoshit, duke shprehur admirimin e tij për bukuritë natyrore dhe mikpritjen e banorëve.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj theksoi se Shqipëria është befasuese me peizazhet e saj, “nga Konispoli në Vermosh.” Ai veçoi në mënyrë të veçantë Ujëvarën e Gjamës dhe atë të Selcës, duke i cilësuar si “dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone.”
Sipas Kreut të Shtetit, “e bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra.”
Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, është bërë një destinacion gjithnjë e më i kërkuar për turistët, si për klimën malore, ashtu edhe për aktivitetet si alpinizmi. Investimet e fundit, si rikonstruksioni i rrugës, rikualifikimi urban i fshatit dhe ndërtimi i Qendrës së Turizmit, e kanë shndërruar atë në një pikë atraksioni për vizitorë vendas e të huaj.
Shumë shtëpi tradicionale janë kthyer në bujtina mikpritëse, duke i dhënë zonës një pamje të ngjashme me bujtinat alpine të Zvicrës. Vermoshi, fshati më i madh i Alpeve shqiptare, ndodhet në një luginë me origjinë akullnajore, në lartësinë 1100 metra mbi nivelin e detit.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C