Pas kërkesës së Kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, për të shpallur gjendjen e emergjencës në zonën e Anës së Malit, ku janë përmbytur 900 ha tokë bujqësore, prefekti i Qarkut Shkodër, Çesk Millja ka mbledhur në orët e darkës Shtabin e Emergjencave.
Sipas prefektit, për momentin nuk ka një situatë për të shpallur emergjencë civile, pasi gjendja është nën kontroll.
“Aktualisht shkarkimet e kontrolluara në total, me gjithë 5 agregatet në punë nga Vau Dejës, janë 1300 m3/sek dhe situata është e menaxhueshme. Situata është duke u monitoruar dhe gjykojmë e shpresojmë se do të ruhet kjo gjendje, duke mos pasur përkeqësim të situatës”, u shpreh prefekti Millja./Top Channel
E konfirmon trajneri, Rexhbeçaj do të largohet nga Augsburgu
Papa Leo XIV: Bota po shkatërrohet nga një grusht tiranësh
Von der Leyen mirëpret armëpushimin Izrael-Liban
Gjykimi i Thaçit në rastin e administrimit të drejtësisë, ca...
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...