Protestat e gazetarëve të terrenit detyruan Kuvendin të tërhiqet nga ndryshimet e njëanshme që përjashtonin median nga komisionet parlamentare.
Byroja reflektoi duke korrigjuar veten dhe duke i hapur rrugë pjesëmarrjes fizike të reporterëve ne punimet e Kuvendit.
Kufizimet që Kuvendi i vendosi gazetareve në fund të mandatit te tij prodhoi reagime te ashpra jo vetëm te reportereve te terrenit por edhe komunitetit ndërkombëtar. Në fund betejën e fitoi media.
Dyert e komisioneve parlamentare do te jene te hapura për gazetarët por jo për operatoret të cilët duhet të qëndrojnë në një prej ambienteve të përcaktuara nga Kuvendi. Por reporterët do kenë mundësi të vëzhgojnë me sytë e tyre deputetet teksa vendosin për fatet e vendit.
Më ndryshimet e reja gardës i ndalohet shoqërimi i gazetarëve në ambientet e kryesisë, këtë te drejtë e ka vetëm zyra e medias, vetëm ne rastet kur është e nevojshme. Kuvendi do prodhojë sinjalin audio video, por reportereve u lejohet të marrin plane para nisjes së mbledhjes. /TCH
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit