Politika greke apelon për të ulur tensionet pas ngjarjes së Bularatit. Në një takim të Dhomës së Tregtisë së Athinës, ku janë pjesë edhe rreth 2.700 emigrantë shqiptarë, deputeti Andreas Loverdos dënoi si vrasjen e 35-vjeçarit, ashtu dhe aktet e dhunës ndaj shqiptarëve që kanë shpërthyer në Greqi.
“Siç tha edhe më para presidenti i Dhomës së Tregtisë, para pak ditësh kishim një ngjarje në Shqipëri. Ishte një ngjarje e rëndë, humbëm një njeri atje. Por, duam që ato që ndodhën të mos ndodhin më. Dënojmë aktet e dhunës nga kushdo vijnë. Duam ama që të bëhet drejtësi. Të bëhet drejtësi dhe familja të ndihmohet për të mësuar të vërtetën. Duhet ama të dënojmë edhe aktet e dhunës që ndodhën këtu, kërcënimet, zjarrvëniet, të dënojmë djegien e flamurit dje këtu në qendër të Athinës. Ja këto janë mekanizmat e integrimit të lartë të emigrantëve këtu, të integrimit tuaj këtu. Jeni të mirëpritur dhe të nevojshëm. Jeni vlerë e shtuar për ne. Besoj se, nëse një biznes grek ka probleme, kur bëhet fjalë për një të huaj problemet shumëfishohen”, tha pak çaste më parë deputeti grek Loverdos, transmeton Top Channel.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...