Një punonjëse e Policisë i dha fund jetës në banesën e saj me armën e shërbimit. 23-vjeçarja Peranxhela Shahini u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në katund Sukth. Ajo punonte si punonjëse Policie në Komisariatin e Policisë së Durrësit.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta për policinë e qytetit bregdetar, pasi e reja ishte një punonjëse mjaft korrekte dhe e qetë në punë. 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë problem që të bënte të mendoje se diçka nuk shkonte me të.
Të njëjtin fakt e pohojnë edhe familjarë dhe të njohur të vajzës efektive, të cilët shprehen se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe se nuk kishte probleme. Kolegët dhe familjarë të polices, të mbetur të shokuar nga ky lajm, thonë se Peranxhela ishte një tip i mbyllur, megjithatë shumë korrekte dhe fjalëpak në punë.
23-vjeçarja kishte konkurruar në Shkollën e Policisë në vitin 2014, ndërsa kishte fituar nga testi 52 pikë dhe ishte renditur e 266 në listë.
“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor po kryen veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqet”, tha Policia e Durrësit në një njoftim zyrtar. /Gazeta Express
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...