
In this photo taken on Thursday Aug. 25, 2015, a police officer carries cannabis plants in Kurvelesh commune, 200 kilometers (125 miles) south of the Albanian capital, Tirana. Albanian police found and destroyed some 16,000 cannabis plants and arrested a suspect. So far half a million cannabis plants have been destroyed since the government set fighting drug cultivation and trafficking as a top priority. (AP Photo/Hektor Pustina)
Policia shqiptare tha sot se goditi 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve duke arrestuar 57 persona dhe shpallur në kërkim 8 të tjerë.
Aktiviteti i grupeve sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezulton në ndërveprim me njëri tjetrin dhe i shtrirë në disa zona në Jug të Shqipërisë, në trafikun e drogës në Greqi dhe me aktivitet dhe në disa vende të tjera.
Policia tha se gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 200 kilogramë kanabis, kokainë, laboratorë për kultivim të bimëve narkotike, fara kanabisi, fishekë luftarakë, si dhe janë asgjesuar parcela me bimë narkotike të kultivuara.
Sipas Policisë “aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin”.
Policia shqipatre tha se “lënda narkotike kanabis e prodhuar trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë”.
Sipas Policisë “grupet kriminale të goditura sot organizonin dhe mundësonin kalimin e paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, të cilët vinin nga Greqia në Shqipëri dhe më pas në drejtim të Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian”.
Hetimet për aktivitetin e personave të arrestuar sot kishin nisur në vitin 2016, për veprën penale “Trafikimi i Narkotikëve “, kryer në bashkëpunim pas goditjes së një rasti trafiku droge nga policia greke. Polica shqiptare tha se gjatë periudhës së hetimit 2016 – 2019, nga autoritetet policore greke janë arrestuar 34 persona, të cilët ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes të narkotikëve. Policia greke gjatë operacioneve të kryera ka sekuestruar rreth 200 kg kanabis, 3.5 kg kanabis në formë çokollate dhe 1.3 kg kokainë./VOA
Ligji për të Huajt në fuqi nga nesër, ambasadori Guerot e mi...
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj