Dhe e dyta sepse policia mendon se në këtë periudhë nuk mbillet lëndë narkotike, ndaj dhe ka ulur kontrollet në zonat e nxehta.
Por pas sinjaleve se kanabis po lulëzon sidomos në zonat malore të Krujës, mësohet se Sektori i Narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë po heton rreth këtij fakti. Madje nga policia janë fotografuar disa parcela, në zona të ndryshme të vendit.
Në bazë të informacioneve të marra në terren dhe provave të siguruara, rezulton se në Malësinë e Krujës dhe në Fushë – Krujë të jenë mbjellë gjatë tetorit dhe nëntorit parcela me hashash.
Në zona të tjera si në Lushnjë dhe Mallakastër janë përdorur dhe sera të vogla.
Për këtë arsye ka nisur një hetim intensiv i policisë, për zbulimin dhe identifikimin e kultivuesve.
Ekspertë të Antidrogës pretendojnë po ashtu se mbjellja e kanabisit është zhvendosur në Tetor edhe për faktin se në Shtator ka përfunduar misioni i Guardia di Finanza për monitorimin e territorit nga ajri.
Abdixhiku: Kanë mbetur më pak se dy orë, dilni e votoni, për...
Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro zhvillimit, mos i nga...
Shqyerja e fletëvotimit, Pula: Parashihet dënim nga 1 deri n...
Tensione në Francë përpara Kupës së Botës: Mbappe në konflik...
KQZ përditëson të dhënat – Deri në orën 17:00 votuan 27,87% ...
Pjesëmarrje e ultë në zgjedhje, Çeku: Dilni dhe votoni, për ...