Policia kufitare e Vlorës ka ndaluar sot një gomone që ndodhej rreth 1 milje larg nga brigjet e qytetit, në ujërat territoriale të Shqipërisë.
Ndërhyrja e policisë u realizua rreth orës 14:25, pas informacioneve se në drejtim të Ftelesë kishte hyrë një mjet lundrues grek, i cili po peshkonte, njofton policia.
Në vendin e ngjarjes, i njohur si Ishulli i Francezit, mbërritën forcat kufitare, të cilat ndaluan gomonen, me gjatësi rreth 5 metra dhe me mbishkrimin “Orizon”, në bordin e të cilës udhëtonin dy vetë.
Këta të fundit janë identifikuar me inicialet A.F dhe S.F, atë e bir, përkatësisht 41 dhe 13 vjeç, të cilët janë ndaluar në kushtet e flagrancës.
Ndaj dy shtetasve grekë ka filluar procedimi penal për veprat “kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror” dhe “peshkim i ndaluar”.
Ndërkohë, mjeti lundrues i përdorur prej tyre, i pajisur me dy motorë të markave “Mariner” dhe “Suzuki”, me 40 dhe 25 kuaj fuqi, është sekuestruar.
Gjithashtu, në Gjirin e Portonovës, pranë një terreni shkëmbor u gjet në buzë të detit i braktisur një mjet tjetër lundrues tip Gomone, me gjatësi 4.8 metra, pa mbishkrim dhe me një motor të markës “Yamaha” 50 HP.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet nuk u konstatua ndonjë material apo send i kundraligjshëm. Policia ka bërë sekuestrimin e këtij mjeti.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e poseduesit të këtij mjeti lundrues.

Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...