Policia e Shtetit ka dhënë detaje rreth vrasjes që ndodhi pasditen e sotme brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Sipas njoftimit, i dyshuari Elvis Shkambi, 30-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, Astrit Kalaja, dhe shtetasve R.K. 65 vjeç dhe E.K. 45 vjeç, babë dhe bir, palë tjetër në proces.
Krimi ndodhi rreth orës 15:40, derisa bëhet e ditur se nga autori i dyshuar është sekuestruar edhe arma e krimit.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Grupi hetimor vijon veprimet nën drejtimin e Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...