Policia malazeze ka bllokuar hyrjet për në Tuz, me arsyetimin se ka marrë aksion për të mbyllur lokalet e gastronomisë, që janë hapur sot me vendim të kryetarit të komunës, Nik Gjeloshaj.
Qeveria e Malit të Zi ka marrë masa për ndalimin e përhapjes së COVID-19, e ndër to edhe për mbylljen e lokaleve të gastronomisë.“Vijesti.ma” shkruan se kamionë të shumtë që për destinacion kanë Shqipërinë, janë urdhëruar të parkohen skaj rrugës magjistrale pa u futur në Tuz.
Aksioni është marrë me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit, ndërkohë që sipas mediave, disa pronarë të lokaleve janë marrë në pyetje.Kryetari i Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka thënë se e gjithë kjo ka prapavijë politike dhe ka ftuar kryeministrin Zdravko Krivokapiq apo zv.kryeministrin Dritan Abazoviq të vizitojnë qytetin shqiptar në Mal të Zi.
“Është një hakmarrje e Qeverisë për shkak të shfaqjes së flamurit të Kosovës dhe Shqipërisë në objektin e Komunës së Tuzit”, ka thënë Gjeloshaj.
Shumë qytetarë janë mbledhur në qendër të Tuzit, e që bashkë me praninë e forcave policore kanë krijuar atmosferë të tensionuar.
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...