Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e paprecedentë, ku i arrestuari 21-vjeçari Edison Pula është arratisur nga ambientet e komisariatit të Krujës.
Policia thekson se ngjarja ka ndodhur duke përfituar nga pakujdesia e dy efektivëve, e më pas Pula ka arritur të kapërceje murin rrethues të komisariatit. Ndër të tjera burime zyrtare thonë se po hetohen shkeljet e punonjësve të policisë.
NJOFTIMI I POLICISË
Mbrëmjen e sotme, duke përfituar nga pakujdesia e dy Punonjësve të Policisë, në momentin e transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës ka kapërcyer murin rrethues dhe është arratisur shtetasi Edison Pula, 21 vjeç, banues në Krujë. Pula ishte ndaluar sot, në kuadër të operacionit”Shënjestra”ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ndaluar 7 të tjerë dhe shpallur në kërkim një tjetër. Policia ka rrethuar dhe po kreh të gjithë zonën përreth me qëllim kapjen e shtetasit të arratisur. SHÇBA-ja po verifikon shkeljen e rregullave të Shërbimit nga Punonjësit e Policisë që kanë qenë me detyrë për shoqërimin e shtetasit të mësipërm.
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...