Policia greke ka ndjekur dy automjete që vinin nga kufiri i gjelbër me Shqipërinë, në njërin nga të cilët u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 49 kg marijuanë.
Operacioni është zhvilluar nga policia e Patras, dje në afërsi të vendit të quajtur Klokova, në rrugën “Ionia”.
Janë arrestuar dy shqiptarë 21 dhe 22 vjeç, kushërinj me njeri-tjetrin dhe një grek 68 vjeç. Drejtuesi i mjetit të ngarkuar me droge ishte i moshuari grek, ndërsa dy shqiptarët kishin rolin e kontrollorit të rrugës për të shmangur kontrollet policore.
Mjetet ishin nisur nga Athina dhe janë ngarkuar me drogë në kufi me Shqipërinë, për t’u rikthyer sërish në Athinë. Në bagazhin e mjetit të drejtuar nga greku 68-vjeçar, u gjeten pako që përmbanin 49 kg marijuanë. Dosja i kaloi për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Mesolongjit./euronews.al
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...