Policia Rrugore e Tiranës bën me dije se ka nisur patrullimet për të ndëshkuar shoferët, të cilët lëvizin me xhama të zinj.
Sipas Policisë Rrugore të kryeqytetit, gjatë kësaj jave, si rezultat i kontrolleve të ushtruara janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh.
Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë:
Tiranë
Policia Rrugore e Tiranës, Plan Veprimi për evidentimin dhe ndëshkimin e automjeteve që qarkullojnë me xhama të errësuar.
Gjatë kesaj jave, si rezulat i kontrolleve të shtuara janë evidentuar dhe ndëshkuar 87 drejtues mjetesh.
Policia Rrugore e Tiranës me qëllim evidentimin, ndëshkimin dhe mbajtjen nën kontroll të mjeteve që mund të cënojnë sigurinë publike dhe atë rrugore, ka nisur zbatimin e një Plani Veprimi për kontrollin e dedikuar ndaj automjeteve me xhama të errësuar si dhe mjeteve që përdorin sisteme shtesë zanore dhe pamore, në kundërshtim me normat ligjore të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërise dhe rregulloren në zbatim të tij.
Në funksion të këtij Plan Veprimi me objekt të dedikuar, nga efektivet e Policisë Rrugore Tiranë, gjate 5 diteve të fundit, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 87 automjete për xhama të errësuar, ku 17 prej tyre kishin errësuar edhe xhamin e parë paraprites, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë e drejtuesit të mjetit dhe për rrjedhojë rritjen e mundesisë së përfshirjes në ngjarje rrugore të këtyre mjeteve, veçanërisht në kushtet e errësirës.
#PerSiguriTePerbashket#/bw
Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit, Trump: Ata kanë rënë dakor...
Rusia nisi sulmin ajror më vdekjeprurës në disa muaj, duke v...
Pacolli: Projekti që duhej të ishte krenari, sot rrezikon të...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për veprën p...
Kryeministrja italiane pas takimit me Ramën: Fokusi te mbroj...
Presdentja në detyrë nesër bën homazhe në Poklek e Çitakovë