Pas konstatimit të një automjeti të djegur në fshatin Halil të Fushë-Krujës, menjëherë pas atentatit në Rinas, policia ka gjetur 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.
Sipas burimeve, mjeti është përfshirë plotësisht nga flakët dhe dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e atentatit të ndodhur në rrethrrotullimin që të çon drejt terminalit të pasagjerëve në Rinas.
“Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas. Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, shkruhet në njoftimin e Policisë.
LEXO EDHE:
U vra me breshëri plumbash në Rinas, Gilmando Dani para 1 viti doli nga burgu
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...