Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 40 mijë e 621 bimë të dyshuara narkotike kanabis. Policia e Shqipërisë thekson se janë proceduar penalisht tetë kryetarë fshatrash dhe dy roje mjedisi.
Lënda narkotike u gjet në disa njësi administrative:
-Në territorin e njësive administrative Shalë, Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 15 790 bimë të dyshuara kanabis.
-Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Shkrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 22 422 bimë të dyshuara kanabis.
-Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 2 409 bimë të dyshuara narkotike kanabis./abcnews.al
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...