Policia e shtetit shqiptar ka bërë apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve, pas përkeqësimit të kushteve atmosferike që po shkaktojnë reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.
Autoritetet theksojnë se nuk ka akse rrugore të bllokuara për momentin, por kërkojnë që automjetet të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore në zonat ku reshjet janë më të shumta.
Në njoftimin e Policisë theksohet se drejtuesit e mjeteve duhet të ushtrojnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës dhe pranisë së ujit në disa segmente rrugore. Policia gjithashtu ka ngritur grupe emergjence në të gjitha drejtoritë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me pushtetin vendor dhe shërbimet civile.
“Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.Ndërkohë, në të gjitha drejtoritë janë ngritur grupet e emergjencës dhe po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me firmat kontraktore dhe emergjencat civile”, thuhet në apelin e Policisë shqiptare.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit