Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, gjatë së hënës kanë zhvilluar vizita të shumta në disa familje kosovare.
Në një postim të fundit, Abdixhiku ka treguar se së bashku me Osmanin, janë mirëpritur në shumë familje.
“Ditën e mbyllëm mes mikpritjes së ngrohtë të familjes Buzuku në Hajvali; me çajin e pasdarkës dhe bisedat e mira me ta. Në këto tavolina familjare, njeriu e ndien më së miri Kosovën e vërtetë. Kosovën e njerëzve të thjeshtë, të ndershëm, që pavarësisht vështirësive, nuk e kanë humbur as besimin, as zemrën. Dhe pikërisht prej këtij besimi po ndërtohet edhe rrugëtimi ynë përpara. Ejani sërish na thanë. Do të vijmë.”, ka shkruar Abdixhiku.
Një ditë pas “tubimit të bashkimit”, ai së bashku me Osmanin, gjatë së hënës kanë dalë në terren, duke takuar shumë familje në vende të ndryshme të Kosovës.
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e...
Arrestimi i shtatë serbëve në Graçanicë, Sveçla: Direktiva t...
Video ku foli për “frizerkat”, Konjufca del me reagim: Asnjë...