Zbardhen disa nga përgjimet e policit shqiptar që akuzohet se ka qenë pjesë e grupit të prostitucionit me të paktën 28 anëtarë.
Disa javë pas dorëzimit të dosjes hetimore të Prokurorisë së Tiranës në gjykatë, mësohen detaje nga bisedat që polici Elton Shtrepi bënte me anëtarët e grupit duke qenë në dijeni të krejt aktivitetit kriminal, shkruan “Panorama”.
Sipas Prokurorisë, me anë të vëzhgimeve e të përgjimeve është provuar se polici “ka mbrojtur” nga kontrollet taksistët që transportonin vajzat në hotelet e banesat ku takoheshin me klientët në rastet kur ata “shqetësoheshin” nga autoritetet e rendit.
Personazhi kryesor i kësaj çështjeje është shtetasi Mentor Koka, ndërsa në grupin e shfrytëzuese bëjnë pjesë edhe Maringlen Ahmetaj, Arben Bici, Elton Shtrepi (polic) dhe Eduart Begeja, si dhe dy femra emrat e të cilave nuk bëhen të ditura.
Burimet zyrtare thanë se në bazë të hetimeve, të cilat nisën në shkurt 2017 dhe kanë përfunduar në fund të muajit korrik 2017, tetë prej të pandehurve akuzohen për veprat penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa të tjerët për veprën penale të “Prostitucionit”.
Hetimi i Prokurorisë së Tiranës, i nisur në bazë të informacionit policor, si edhe i kryer me veprime konkrete policore në terren ka zbuluar se një pronar hoteli, disa persona që ushtronin profesion edhe taksist, një inspektor policie, si edhe disa vajza, bashkëpunonim me njëri-tjetrin për të siguruar “klientelë” për vajza që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Pagesa për çdo “shërbim seksual” varionte në shifrat 50-200 euro për orë.
“Pacolli, Osmani, Konjufca…” – Nazarko paralajmëron rrezik p...
Tregu i energjisë, KESCO: Nga 1 prilli bizneset kalojnë në t...
Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Lëkundje tërmeti në Itali, epiqendra pranë Sicilisë
Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, dy shoferë ndëshko...