Një 36-vjecar është arrestuar ditën e djeshme duke trasportuar 133 kilogramë kanabis.
Arrestimi është bërë në Neraidha të Thesprotisë në Greqi, disa kilometra larg kufirit shqiptar.
Shqiptari ishte duke drejtuar një automjet, i cili ishte raportuar i vjedhur në Athinë.
Në momentin kur policia greke dhe rojet e kufirit i kanë shenjë për të ndaluar në një postbllok, shqiptari 36-vjecar nuk ka ndaluar, por ka rritur shpejtësinë dhe pas ndjekjes nga policia ka braktisur automjetin dhe ka tentuar të largohet në pyll, por është kapur nga policia, shkruan Lapsi.al.
Pas kontrollit në automjet u gjetën 133 kg kanabis të ndara në 79 pako.
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore