Një aksident me jet ski ka ndodhur pasditen e kësaj të marteje në zonën e Ksamilit.
Ngjarja ka 17:00, ku teksa ishin duke lundruar jashtë zonës së sigurisë, dy vëllezër, shtetas francezë, A. I., 25 vjeç dhe I. I., 22 vjeç, dyshohet se, gjatë lëvizjes me jet ski pranë njëri-tjetrit, 25-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues, duke u përplasur me mjetin lundrues të vëllait të tij, i cili është rrëzuar në ujë dhe ka pësuar dëmtime.
Pas ndihmës së parë të dhënë nga Njësia Policore Detare Sarandë, 22-vjeçari I. I. është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë Kufitare Sarandë është bërë bllokimi i dy mjeteve lundruese (jet ski) dhe do të kryhen verifikimet për shkeljet e konstatuara dhe në vijim do të merren masat administrative përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi, ndaj dy pronarëve të këtyre mjeteve, raporton tch.
Ndërkohë, grupi hetimor në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryen veprimet procedurale dhe hetimore, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...