Një çift me foshnjën e tyre 3-muajshe po kalonin vijat e bardha mesditën e kësaj të diele në Rrugën e Kavajës në Tiranë, teksa janë përplasur rëndë nga një automjet.
Me semaforin që iu jepte përparësi, çifti po kalonte në anën tjetër, por një mjet me shpejtësi të lartë mbi 100 km në orë, pa respektuar sinjalistikën, i mori përpara duke i lënduar.
Gruaja V. K., 43 vjeçe dhe burri A. K., 48 vje, bashkë me fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ishte mjeti luksoz ‘Mercedes-Benz G-Class’ me targa gjermane ‘RPII63’, me drejtues Ajas Sulejmeni, 39 vjeç, i cili pas aksidentit të rëndë, e braktisi mjetin duke u larguar me shpejtësi.
Autori arriti të arratisej nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka mundur të shoqërojë në komisariat të afërmin e tij, që ndodhej me të në mjet gjatë momentit të aksidentit.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tch/
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu