Zbardhen detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit, Andrea dhe Martin Olldashi.
Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja pistolete.
Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks. Dyshimet e policisë janë që vëllezërit Olldashi janë ekzekutuar pikërisht tek vendi ku janë gjetur trupat. Në hetimin e ngjarjes bashkë me policinë e Korçës dhe komisariateve të Maliqit dhe Pogradecit, janë përfshirë edhe specialistë të sektorit të Krimeve të Rënda të Tiranës.
Trupat e pajetë të dy vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31, vjeç, të dy nga Pogradeci, u gjetën të enjten në fshatin Zvirinë të Maliqit. Pas ekzekutimit, ata ishin hedhur në një kanal pranë vendit të quajtur “Kisha e Vogël” dhe ishin mbuluar me dhe. Viktimat u gjetën rastësisht nga një punonjës i Ujësjellësit.
Policia tha se dy vëllezërit ishin larguar nga shtëpia 3 ditë më parë. Ata ishin të dy me precedentë penalë. Deri më tani, mbeten të panjohura motivet e ekzekutimit të dyfishtë, ashtu sikurse edhe autorët./tvklan
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...