Në bregdetet shqiptare, ka nisur operacioni policorë “Plazh i lirë”, që ka për qëllim lirimin e hapësirave publike në plazh.
Policia e Shtetit njofton se operacioni ka nisur nga Dhërmiu dhe gjatë ditës së parë të këtij operacioni, u konstatuan tre raste të pushtimit të hapësirave publike për t’i shfrytëzuar me qëllim fitimin, përcjell Arbresh.info.
Gjatë operacionit u sekuestruan 37 çadra dhe 68 shezlongë.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. I., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 15 çadra dhe 30 shezlongë;
-L. C., banuese ne Tirane, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 12 çadra dhe 24 shezlongë;
-E. A., banues në Tiranë, pasi kishte vendosur pa autorizimin përkatës, 10 çadra dhe 14 shezlongë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.
Operacioni “Plazh i lirë” vijon./Arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...