Ka nisur me konflikte procesi i votimit në Katund të Ri të Durrësit, një bastion i së djathtës siç raporton për “BalkanWeb”, gazetarja Klodjana Haxhiaj.
Mësohet se në një qendër votimi është thyer një kuti votimi dhe se policia ka arrestuar autorin.
Ndërkohë në fshatin Qerret ka pasur një tjetër konflikt mes simpatizantëve të PS dhe kryetarit të njësisë Shaban Tafa.
Sipas simpatizantëve, Tafa ka dhunuar një 12 vjeçar që thërriste “Rama ik”.
Por vetë Shaban Tafa tha në lidhje telefonike me gazetaren se kanë qënë 2 fëmijë që do i vinin zjarrin qendrës së votimit. Në momentin që ka larguar fëmijët disa simpatizantë të e PD kanë goditur me grushta.
Tafa tha se qëllimi i tij është të largonte fëmijët nga qëndra e votimit.
“BalkanWeb” ka siguruar edhe fotot e kryetarit të gjakosur.

Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...
Sveçla: Do të fitojmë më shumë se kurrë
Osmani e gatshme të tërhiqet: Emri im s’do shndërrohet në ar...