Pasditen e sotme një 47-vjeçar është plagosur me thikë nga një 36-vjeçar, për motive që sipas Policisë së Shkodrës, cilësohen “të dobëta”.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:30 në Vaun e Dejës, ku i plagosur në pjesën e krahut mbeti M.J 47 vjeç.
Ai është paraqitur vetë në spitalin e Shkodrës, ku më tej bluzat e bardha kanë dhënë njoftimin në Polici. Nga hetimet e kryera rezultoi se ai është konfiktuar në fshatin Rranxa në Bushat të Vaut të Dejës, me Ilir Lukajn, 36 vjeç.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes me thikë në një kohë të shpejtë, ndërsa mësohet se 47-vjeçari është duke marrë ndihmë e nevojshme mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...