Një 17-vjeçare ka mbërritur në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Sipas informacioneve nga policia e Vlorës dyshohet se e mitura është vetëplagosur me pistoletë.
Ajo është gjetur në banesë me plagë nga arma e zjarrit në trup. Familjarët e kanë çuar me urgjencë në spital. Burime për A2 CNN raportojnë se vajza është gjendje të rëndë.
Sipas bluzave të bardha, e mitura ka qenë koshiente në momentet e mbërritjes në spital.
“Sot, rreth orës 11:40, është paraqitur në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në banesën e saj, në lagjen “Kushtrimi”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...