Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Fier të Shqipërisë. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me iniciale O.B.
Ai u plagos pas një konflikti të çastit jashtë një lokali në zonën e quajtur “Vija e ngjalës”. Policia thotë se i plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Po ashtu është mundur të identifikohet autori i kësaj ngjarje. Ai është një 30-vjeçar nga Patosi. Policia është vënë në ndjekje të të riut. Uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po ushtrojnë kontrolle të ndryshme për ta kapur.
Ende vijojnë të jenë të paqarta rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Policia vijon hetimet. Për këtë arsye janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që mund të shërbejë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./tvklan.al
Guardiola: Messi është futbollisti më i mirë ndonjëherë
Tetë këshilla si të parandaloni grumbullimin e pluhurave në ...
A e dini se kafeja është e thartë? Ja se si mund të ndikojë ...
Roboti dirigjent bën debutimin në Gjermani
Pesë ushqime që shkaktojnë probleme me hormonet
Mbrojtësi danez flet pas përballjes me Yamalin: Unë do të lu...