Kompanitë e transportit të mallrave në Vlorë, duhet të nisin kamionët drejt Italisë vetëm përmes portit të Durrësit.
Vendimi për mbylljen e portit të qytetit të tyre për shkak të koronavirusit, ka sjellë rritjen e kostos me të paktën 40 për qind.
Porti i Durrësit prej më shumë se një jave ka ulur traun edhe për transportin e kamionëve.
Shkak për këtë është bërë mos plotësimi i kushteve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndaj dhe me urdhër të ministrisë së shëndetësisë transporti realizohet vetëm përmes portit të Durrësit.
Një vendim i tillë ka sjellë penalizimin e kompanive të transportit ndërkombëtar.
Përfaqësuesit e tyre për Ora News shprehet se Biletat e udhëtimit për ta është 40 për qind më shtrenjtë nga 700 euro në 1100.
Kostos i shtohet dhe rruga, por dhe qëndrimi deri në nisjen drejt Italisë.
Për situatën përfaqësia e kompanive të transportit ndërkombëtar në Vlorë, bën të ditur se janë informuar deputetët e zonës, prefekti dhe kryebashkiaku.
Por pavarësisht situatës ende nuk ka asnjë zgjidhje./oranews
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1