Dy prokurorë të Strukturës së Posaçme Anti-korrupsion (SPAK), Ervin Gogaj dhe Alfred Shehu janë pezulluar nga detyra.
Shkak për pezullimin e tyre është bërë ankimi i prokurores Sonila Muhametaj e cila u skualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP).
Të dy prokurorët të cilët tashmë janë të pezulluar dhe Muhametaj, garuan për dy vendet vakante të shpallura nga KLP-ja për në SPAK. Muhametej nuk u përzgjodh dhe e ankimoi vendimin në Gjykatën Administrative.
Gjykata i ka vlerësuar si jo të rregullta procedurat për zgjedhjen e dy prokurorëve, Gogajt dhe Shehut dhe se duhet rishikuar procedura në të cilën është zhvilluar gara.
Aktualisht, SPAK-u ka 17 prokurorë dhe me pezullimin e tyre, ky institucion tashmë ka 15 të tillë. Në organikën e saj, SPAK-u duhet të ketë 20 prokurorë. /Euronews Albania/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...