Pas 5 muajsh, Prokuroria e Krimeve të Rënda vendos të pezullojë hetimet e nisura pas publikimit të një lajmi se në Shqipëri kishin hyrë 1300 kontenierë me mbetje urbane dhe industriale nga Italia.
Gjatë kësaj kohe, hetuesit shqiptarë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë provë se nga porti i Durrësit kanë hyrë mbetje të tilla.
Nga kqyrja e praktikave në dogana për periudhën kur pretendohet se ka ndodhura ngjarja nuk rezulton të ketë ndodhur asgjë e tillë.
Prokuroria shqiptare është në pritje të një përgjigje nga pala italiane nëse ata kanë të dhëna se nga vendi fqinj kanë hyrë ngarkesa me mbetje.
Deri në mbërritjen e këtyre përgjigjeve hetimi në Shqipëri do të jetë i pezulluar.
Lajmi se në vendin tonë kishin hyrë mbeteje urbane dhe industriale u bë publik nga portali periferik dhe pak i njohur “Pianeta Italia”.
Sipas këtij portali në vendin tonë ishin zhdukur 1300 kontenierë me mbetje që kishin destinacion përfundimtar Maqedoninë. Por nga hetimet e prokurorisë shqiptare rezulton se kjo sasi mbetjesh nuk ka hyrë asnjëherë në Shqipëri. TV KLAN
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...